
Shkrumbohen nga flakët një makinë dhe një motor në një banesë në Kaninë
👁1120
Një motor dhe një makinë janë djegur gjatë natës në një banesë në Kaninë.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara duket zjarri i madh që ka krijuar djegia e mjeteve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 të natës ku rrugës për në Kaninë u dogj një autoveturë dhe një 1 motor në banesë, në pronësi të shtetasit Bezhan Kokëdhima.
Dyshohet se djegia është e qëllimshme.
Burimi