“Shishja magjike” e Pikford, ja si e neutralizoi portieri i skuadrës së Brojës penalltinë e Erling Haland (Video)

“Shishja magjike” e Pikford, ja si e neutralizoi portieri i skuadrës së Brojës penalltinë e Erling Haland (Video)

Xhordan Pikford tregoi edhe sot se është një portier mjaft i aftë në gjuajtjet e penalltive. Ai ia doli të neutralizonte goditjen e Erling Haland në ndeshjen e skuadrës së Mançester Sitit ndaj Evertonit, duke u bërë protagonist në barazimin 1-1 mes dy skuadrave.
Portieri anglez, iu kthye trukeve të tij të zakonshme për të ndaluar goditjen nga pika e bardhë të norvegjezit. Ai kishte me vete si zakonisht “shishen magjike”, më saktësisht një shishe uji që mban në portë ku ka të ngjitur një letër me preferencat e të gjithë futbollistëve kundërshtarë për gjuajtjet e penalltive.
Një gjë të tillë ai e kishte bërë edhe në “EURO 2024” ndaj Zvicrës, duke i rezultuar mjaft e suksesshme. Ndërkohë, nuk munguan edhe ngërdheshjet për të shpërqendruar Haland, i cili nuk ekzekutoi ashtu siç duhej dhe pa se si portieri i skuadrës së Armando Brojës, priti tentativën e tij.

 xhordan pikford portieri i evertonit
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente