“Shiko sa larg ke shkuar”, e dashura angleze motivon Armando Brojën: Më e mira nuk ka ardhur ende
Armando Broja po shijon aktualisht pushimet e verës pasi mbylli aventurën “EURO 2024” me Kombëtaren shqiptare. Sulmuesi kuqezi prej ditësh ndodhet në Shqipëri ku po shijon plazhin e jugut nën shoqërinë e miqve dhe të dashurës së tij, Jade Willis.
Në një moment ku karriera e tij ndodhet në një pikë vendimtare, modelja angleze i qendron pranë Brojës duke i dhënë një mesazh motivues nga Instagrami i saj.
“Je në gjysmë të vitit. Shiko sa larg ke shkuar. Vazhdo ec dhe rritu, dhe beso se gjërat do të bëhen më mirë sesa ti e kishe imagjinuar. Më e mira ende s’ka ardhur”, shkruhet në postim që shoqërohet me një ‘emoji’ me zemër të bardhë që shpeshherë është përdorur nga të dy për postimet për njëri-tjetrin.
jade willis e dashura e armando brojës
Burimi