“Shifra 2.4 milionë banorë e pa pranueshme”, Spahiu tregon ndikimin negativ të rezultateve të Censit në ekonomi

“Shifra 2.4 milionë banorë e pa pranueshme”, Spahiu tregon ndikimin negativ të rezultateve të Censit në ekonomi

Juristi Kreshnik Spahiu tha se zyrtarizimi nga Censi i 2.4 milion banorëve do të dëmtojë shumë ekonominë shqiptare. Sipas tij, kjo shifër nuk do të joshë më investimet e huaja, pasi është një kuotë nën shifrat e pranuara.
Spahiu tregon gjithashtu edhe një bisedë që ka pasur disa kohë më parë me shkrimtarin e ndjerë Ismail Kadare.
“Tema e sotme lidhet me një ngjarje apo takim këshillimor që kam pasur disa kohë më parë me Ismail Kadare. Më dha një orientim shumë interesant thelbi i Censit, nëse Shqipëria del nën 2.4 milion banorë do dëmtojë interesa gjeo-politike të Shqipërisë. Ka një vijë të kuqe të konsideratave të fuqive të mëdha për disa shtete që bien nën një minimum siç mund të jetë 2 milion. Zyrtarizmi i një shteti 2.4 milion banorë të nxjerrë tërësisht nga tregu ndërkombëtar.
Kush kompani dhe korporatë mund të vijë në një shtet 2.4 milion banorë. Të gjitha këto korporata kanë kriter konsumatorin kush vjen në një treg kaq të vogël sa Shqipëria. Numri i vogël i popullsisë i deklaruar zyrtarisht e dëmton Shqipërinë. Italisë nuk i llogarisin edhe 40 milion italianë që jetojnë në diasporë. Edhe Greqia ka gjysmën e popullsisë jashtë por i merret për bazë ata që janë në vend. Me Kadaren kam biseduar kur kam kontestuar censin e parë. Më pati dhënë disa këshilla. Më tha që problematikat më të mëdha se etnia dhe feja”, tha Spahiu për “Report Tv”.
Burimi