Sherri te TEG-u/ Arrestohet Fatjon Dauti, i gjendet drogë te Trauma
Pamje nga vendngjarja
Shkaku i sherrit të tyrë ishte “përplasja” e makinave mes dy vajzave.
Policia e Tiranës i ka komunikuar 29-vjeçarit Fatjon Dauti, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, masën e arrestit në burg. Ai u konfliktua mesditën e djeshme me sende të forta me Marjo Baramin në afërsi të rreth-rrotullimit tek TEG-u në kryeqytet.
Bëhet me dije se gjatë kontrollit në spitalin e Traumës, uniformat blu i kanë gjetur lëndë narkotike Fatjon Dautit.
Ndërkohë Marjo Barami vijon të jetë ende në kërkim, pasi pas sherrit me Fatjon Dautin.
Shkaku i sherrit të tyrë ishte “përplasja” e makinave mes dy vajzave.
Për shkak të një parakalimi të gabuar, dy vajza kanë “fërkuar” automjetet e tyre luksoze, më konkretisht një “Audi A8” dhe një “Benz”, ku për pasojë automjetit tip “Audi A8” i është thyer pasqyra.
Dy vajzat kanë dalë nga automjetet e tyre dhe kanë debatuar me njëra-tjetrën, por nuk e kanë ndalur me kaq. Ato kanë telefonuar shokët e tyre, të cilët pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes janë dhunuar brutalisht me njëri-tjetrin.
I pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e shoferes tjetër, shtetasin Marjo Barami.
Ata janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin dhe për pasojë, Fatjon Dauti ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se ai ka marrë plagë në fytyrë dhe në kokë.
Policia raportoi se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por deri më tani nuk dihet se kujt prej personave të përfshirë në sherr i përket dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.
Në lidhje me këtë ngjarje pritet një komunikatë më e zgjeruar nga Policia e Tiranës.
Burimi