Sherri me thika në oborrin e shkollës në Cakran, banorët: Nxënësit kanë rrahur edhe mësuesin!
Banorët e fshatit Cakran të Fierit shprehen të shqetësuar për sherrin e dhunshëm që ndodhi sot në oborrin e gjimnazit të fshatit në Fier mes dy nxënësve, ku mbeti i plagosur me thikë njëri prej tyre,
Dyshohet se dy nxënësit ishin konfliktuar një natë më parë në rrjetin social Snapchat dhe sot u sqaruan me thikë e grushte në shkollë.
Banorët thonë se kjo nuk ishte hera e parë që në shkollë ndodhin këto raste, ndërsa thanë se ka ndodhur edhe që nxënësit të dhunojnë mësuesin.
“Duhet të merren masa. Duhet të ketë polici aty. Më kryesorja që është për ne si popull, institucioni i parë është parlamenti që i bën ata të dhunshëm që në momentin e parë që i mbajmë në prehër, që lindin. Nuk është hera e parë, është hera e tretë e katërt. Nuk janë bërë publike se janë njerëz të partisë. Drejtoresha aty është partiake. Aty dhe mësuesi, nxënësit janë bërë bashkë 3, 4 dhe kanë rrahur mësuesin.
Kemi frikë për sigurinë e fëmijëve në shkollë. Unë gëzoj që dy çunat dhe çupa kanë ikur janë në gjermani, sepse atje janë të sigurt, ndërsa këtu nuk ke siguri. Nga një anë më bën helm se po rri vetëm bashkë me gruan, por atje janë të sigurt”, tha një nga banorët e fshatit Cakran.
Konflikti mes dy adoleshentëve i nisur mbrëmë në Snapchat u zhvendos në oborrin e në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha’ në Cakran të Fierit, ku një 17 vjeçar ka plagosur me biçak shokun e tij të shkollës
Ngjarja ndodh një muaj pas vrasjes po me thikë të 14 vjeçarit Martin Cani nga shoku i tij i shkollës, ‘Fan Noli”
Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se sherri i nisur mbrëmjen e djeshme (12 dhjetor) në rrjetin social Snapchat degradoi mëngjesin e sotëm në oborrin e shkollës ky dy 17 vjeçarët janë konfliktuar fillimisht verbalisht. Më pas 17 vjeçari B.D, ka goditur me thikë biçak në krah bashkëmoshatarin e tij Y.Xh. Ky i fundit u transportua në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burimi