Sherri me thika mes adoleshtëve në Fier/ Konflikti nisi në Snapchat, prokurorja: Dy mësuese dëshmitare të ngjarjes!

Sherri me thika mes adoleshtëve në Fier/ Konflikti nisi në Snapchat, prokurorja: Dy mësuese dëshmitare të ngjarjes!

Një ngajjrje e rëndë ndodhi ditën e sotme në një gjiman në Cakrn të Fierit, ku dy adoleshentë u përfshinë në një sherr, i cili përfundoi në përdorimin e thikës.
Dy mësuese kanë qenë dëshmitare në konfliktin midis të miturve në gjimnazin e Cakranit, ku i plagosur me thikë mbeti një 17-vjeçar.
Sipas prokurores Oliana Gjergjefi, grupi hetimor ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.
“Është ngritur grupi hetimor, që ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes. Gjithashtu, kemi pyetur disa dëshmitarë okularë, dy mësuese që kanë qenë të pranishme gjatë konfliktit. Ngjarja është e rëndë, garantojmë hetim të plotë dhe të gjithanshëm”, u shpreh Gjergjefi në një deklaratë për mediat.
Burime nga Drejtoria e Policisë së Fierit kanë pohuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy nxënësve, që kishte nisur një natë më parë për shkak të një postimi në rrjetin social Snapchat. Autori i dyshuar i ngjarjes, i cili është identifikuar nga policia, ka pranuar se debati ka shpërthyer sapo ata kanë hyrë në oborrin e shkollës. Pas një shkëmbimi fjalësh, situata ka agravuar në dhunë fizike, duke çuar në përdorimin e thikës nga njëri prej të rinjve.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar për marrjen e dëshmisë dhe për procedurat ligjore përkatëse.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente