Sherr në komision për mandatin e Xhaçkës, Vokshi: Vendime sa për sy e faqe, ju bëtë puç parlamentar!
Senanca në Kuvend për Xhaçkën
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë shteti.
Në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Vokshi u shpreh se mbi Gjykatën Kushtetuese është vënë Grupi parlamentar i PS, ndërsa atë që ndodhi të enjten e quajti puç parlamentar.
“Sot duhet të kishim dy komisionet për të dëgjuar studentët dhe ministrat. E fundit që kam, pse na i sillni vendimet e GJK. Me vendim politik mbrojtën deputeten strategjike e rrëzuan vendimet e GJK. Pse na i sillni vendimet e GJK kur ka një shkallë mbi të, që është Rama dhe grupi parlamentar i mazhorancës? Po talleni me në tani? Mos e sillni fare, është më e ndershme, miratojeni në grup parlamentar, mos e sillni kot në komisione sepse na e harxhoni kohën kot.
Mos e sillni as në Parlament, vendosini firmat te Protokolli sepse jeni mësuar ta bëni kështu dhe kalojeniPuç parlamentar. Ka rënë shteti. Keni vënë grupin e PS mbi Gjykatën Kushtetese. Ka rënë shteti, nëse nuk reagoni ndaj puçit të së enjtes, çdo gjë tjetër, çdo nen që diskutojmë është e kotë”, tha ajo.
Për herë të dytë, deputetët e PS nuk e zbatuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dërgimin e mandatit të socialistes Olta Xhaçkës për verifikim. Pas një seance maratonë në Kuvend, 65 ligjvënës socialistë abstenuan, 9 votuan kundër dhe 25 deputetë të opozitës votuan pro.
Vetë deputetja Xhaçka nuk mori pjesë në votim edhe pse ishte e pranishme në sallë. Ndërkohë, 9 deputetët që votuan kundër ishin Jurgis Çyrbja, Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri, Anduel Tahiraj, Paulin Stërkaj, Petro Koçi, Klodiana Spahiu, Shkëlqzim Bullari dhe Bujar Çela. Në votim nuk mori pjesë as kryeministri Rama, i cili nuk ishte i pranishëm fare në sallë.
Sapo përfundoi votimi, opozita përplasi tavolinat ndërsa e cilësoi një turp vendimin e socialistëve për të mos zbatuar urdhrin e Gjykatës Kushtetuese. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi në përfundim të seancës se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për mendim.albana vokshi olta xhaçka kuvendi ps
Burimi