![Sherr i përgjakshëm mes bandave në burgun grek, vritet shqiptari; raportohet për disa të plagosur](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/sherr-i-pergjakshem-mes-bandave-ne-burgun-grek-vritet-shqiptari-raportohet-per-disa-te-plagosur_667c06837f0b6.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Sherr i përgjakshëm mes bandave në burgun grek, vritet shqiptari; raportohet për disa të plagosur
Alfred Ndoci
Një përleshje e ashpër me fund tragjik ka ndodhur pak pas pasdite në burgun Korydallos në Greqi.
Përleshja ka ndodhur mes banditëve shqiptarë, të cilët kanë përdorur thika.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i vdekur një shqiptar dhe janë plagosur disa të tjerë raporton Newsbomb.gr.
Viktima Alfred Ndoci
I burgosuri që raportohet se ka rënë i vdekur është dënuar për dy akuza të vrasjes, ndërsa i plagosuri nuk rezulton të jetë në rrezik për jetën.
Përleshja ndodhi mes dy të dënuarve, ku i plagosuri quhet Altin Vokrri nga Gjakova, ndërsa Alfred Ndoci është viktima.
I plagosuri Altin Vokrri
Mirëpo, ka ende tension si pasojë e të cilit rojet nuk mund të afrohen, ndërsa është thirrur një ambulancë për të dërguar të plagosurit në spitalin “Kryqi i Kuq”.
Njëkohësisht pritet një operacion i forcave speciale të policisë së bashku me një grup oficerësh për të qetësuar tensionin në repartin ku ka mbetur i vdekur shqiptari dhe gjithashtu për të përcaktuar nëse ka të lënduar të tjerë.
Njëkohësisht do të hetohet edhe për mënyrën sesi u gjet thika e përdorur në përleshjen e përgjakshme, por edhe për shkaqet që e çuan atë. alfred ndoci greqi vrasje në burg
korydallos thyma symploki
korydallos drastis symploki
korydallos xr 2
koridallos 2xr
Burimi