Shënoi golin e fitore për Argjentinën në finalen e  ‘Kupës së Amerikës’, Lautaro Martinez: I kisha një borxh kombëtares!

Shënoi golin e fitore për Argjentinën në finalen e  ‘Kupës së Amerikës’, Lautaro Martinez: I kisha një borxh kombëtares!

Botëror, titulli kampion në Itali, Copa America. Me golin vendimtar në minutën e gjashtë të kohës shtesë në finalen kundër Kolumbisë, Lautaro Martinez ka kompletuar një vit e gjysmë të mrekullueshëm, gjatë të cilit ka siguruar me Argjentinën dy trofetë më të rëndësishëm, si dhe atë të kampionit të Italisë me Interin.
18 muaj gjatë të cilëve ka patur edhe momenti të vështira, por që i kanë forcuar karakterin duke e transformuar në një bomber të pamëshirshëm, si dhe në një lider të vërtetë. Pikërisht për ato momente foli pak minuta pas vërshëllimës finale të aktit të fundit të Copa America.
“Kur mbaroi Botërori në Katar dhe mora medaljen e artë isha shumë i lumtur për atë që kishim arritur, por personalisht e dija se isha në borxh, pasi kavilja nuk më lejoi të bëja atë që doja.
Sigurisht që Copa America nuk është njëlloj me Botërorin, por mund të them që isha përgatitur më së miri për këtë kompeticion për ta larë atë borxh”, tha ai. 
Kapiteni i Interit e mbylli turneun si kryegolashënues, me 5 gola, 3 prej të cilëve vendimtarë në vetëm 225 minuta të luajtura, duke qenë se trajneri Scaloni e ka aktivizuar vetëm në dy ndeshje si titullar. Një mesatare shënimi e frikshme prej një goli në çdo pjesë loje.
Burimi