Sfidë delikate në Superligën turke, tjetër gol “gatuhet” nga këmbët e Taulant Seferit (Video)
👁1390
Bodrumspor ka barazuar 1-1 përballë Kajserisporit. Një sfidë delikate që u luajt mes dy skuadrave që ndodhen në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria.
Taulant Seferi asistoi me fat golin e barazimit në minutën e 79. Sen ishte ai që dërgoi topin në rrjetë me goditje nga jashtë zone.
Pas 18 javësh, Bodrumspor mban vendin e 17 me 1 pikë më pak se Kajserispor. Të dyja skuadrat aktualisht janë në zonën e ftohtë.
Kujtojmë se në këtë sezon Seferi ka luajtur në 11 ndeshje dhe ka mundur të shënojë edhe 3 gola. Ndërkohë ka dhënë edhe 1 asist.
taulant seferi sulmuesi shqiptar bodrumspor kajserispor
Burimi