Sevija ndërpret zyrtarisht marrëdhëniet institucionale me Real Betis, festimi me simbolet e rivalëve shkakton “tërmet” në Spanjë
Një ndodhi midis dy klubeve rivale ka ndodhur së fundi. Sevija ka vendosur të shkëpusë marrëdhëniet përfundimisht me kundërshtarët e përjetshëm të Real Betisit.
Kjo ka ndodhur për shkak të rrugëve ligjore që ka ndërmarrë Betis për të kërkuar drejtësi për festën e 3 lojtarëve të bardhekuqve në derbin e qytetit andaluzian.
Në Spanjë, klasikja mes dy klubeve spanjolle është një ndër më të bukurat dhe më të dyluftuarat në La Liga pas ‘El Classicos’.
Klubi që ka fituar numër rekord trofesh në Ligën e Europës ka vendosur sot që të ndërpres çdo rrugë formale që e lidh me klubin jeshil. Tre lojtarët e Sevijas, Huanlu, Isak dhe Karmona janë ndëshkuar me pezullim nga Federata më kot sipas atyre nga ‘Sanchez Pizuan’.
Festa në ndeshjen direkte me simbolet e klubit Balompie nuk ka qenë provokuese dhe fyese sipas drejtuesve të Sevijas. Thjesht ajo ka patur disa nota më shumë shpërthimi duke parë natyrën e takimit.
Kësisoj ankimimi nga Real Betis është i kotë sipas klubit rival dhe kjo ka shkaktuar të gjithë agravimin e marrëdhënieve mes fqinjëve të qytetit.real betis sevija
Burimi