Sëmundja e rëndë i mori jetën ish-futbollistit të Dinamos, Armand Duak mesazh ngushëllimi për kampionin shqiptar

Sëmundja e rëndë i mori jetën ish-futbollistit të Dinamos, Armand Duak mesazh ngushëllimi për kampionin shqiptar

Stavri Lubonja ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë dhe për këtë sporti shqiptar është në zi. Ish-lojtari kampion me Dinamon në vitet 60 mbylli sytë në Nju Xhersi.
Stavri Lubonja kishte luajtur dhe me Kombëtaren, para se të vazhdonte karrierën si trajner dhe drejtues te Dinamo.
Për lajmin e trishtë ka reaguar presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
“Një lajm i trishtë për komunitetin e futbollit na erdhi në këtë fundvit. Është ndarë nga jeta Stavri Lubonja, ish-sulmues i shquar i viteve 1950-’60 i Dinamos dhe ekipit Kombëtar. Golashënues i spikatur dhe lojtar elegant, që pasi e mbylli me futbollin e luajtur vijoi karrierën si trajner dhe drejtues i klubit Dinamo. Personalitet i vlerësuar nga i gjithë komuniteti i futbollit për natyrën e çiltër dhe respektin që kishte për njerëzit e futbollit dhe kolegët. I shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Lubonja dhe të afërmve e miqve të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, shkruan Duka.
armand duka presidenti i fshf stavri lubonja ish-futbollisti i dinamos
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente