“Selman Stërmasi” do të prishet, gati projekti për stadiumin e ri; gazetari i njohur sportiv zbulon detajet (Foto)

“Selman Stërmasi” do të prishet, gati projekti për stadiumin e ri; gazetari i njohur sportiv zbulon detajet (Foto)

Gazetari sportiv Bashkim Tufa foli në “Max Sport” në “Euronews Albania” për problemet që po kalon Tirana si në rezultate ashtu dhe në aspekte të tjera ku përflitet se ekipi ka dhe probleme financiare ku së fundmi është njohur dhe me vendimin e FSHF për bllokimin e merkatos.
Ndër të tjera Tufa tha se Tirana nuk e ka më si pronë stadiumin “Selman Stërmasi”, pasi ai i ka kaluar një agjensie investimesh dhe sipas gazetarit do të prishet për t’u ndërtuar një stadium i ri.
“Stadiumi “Selman Stërmasi” i është marrë Tiranës dhe i është dhënë një agjensie investimesh dhe ai stadium do të prishet dhe do të ndërtohet i ri nga fillimi. Presidenti Refik Halili dhe Klubi Tirana nuk ka asnjë centimetër dhe asnjë të drejtë në këtë sipërmarrje që ka ndryshuar.
Sot në faqen e “Albanian Invesmet Corporation” është publikuar një detaj nga projekti i ri i këtij stadiumi.
“Rinovimi i Zonës së Stadiumit “Selman Stermasi”: Një projekt investimi që ndërthur historinë me inovacionin për të krijuar një hapësirë ​​moderne dhe funksionale për komunitetin dhe sportin!
Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim transformues për Tiranën!”, shkruhet në postimin e tyre, publikuar së bashku dhe në faqen e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
bashkim tufa gazetari sportiv stadiumi “selman stermasi”
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente