Salianji nis fushatën në Qarkun e Elbasanit: Mbështetja për Rilindjen, mbjell varfëri dhe zhgënjim!

Salianji nis fushatën në Qarkun e Elbasanit: Mbështetja për Rilindjen, mbjell varfëri dhe zhgënjim!

Ervin Salinji

Deputeti Ervin Salianji, i cili është drejtues politik i PD i Qarkut Elbasan, ka mbajtur një takim me strukturat e partisë në Librazhd.
Në një postim në rrjete sociale, Salianji tha se në Bashkinë e Librazhdit, gjithë mbështetja që i është dhënë Rilindjes, ka mbjellë varfëri dhe zhgënjim.
“Ndalesa e radhës në takimet prezantuese me strukturat dhe simpatizantët e PD ishte qyteti i Librazhdit. Është ndoshta Bashkia simbol ku besimi dhe mbështetja që i është dhënë Rilindjes ndër vite ka mbjellë vetëm varfëri, zhgënjim dhe revoltë.
Bashkë me ekipet që do të ngremë në çdo bashki të qarkut të Elbasanit, do të punojmë që jo vetëm zëri i çdo qytetari të dëgjohet fort, por ta shndërrojmë gjithë këtë pakënaqësi qytetare në një rezultat fantastik për Partinë Demokratike”, shkruan Salianji.
partia demokratike ervin salianji rilindja
Burimi