Sa vite burg rrezikon Sali Berisha? Përgjigjet avokati i tij
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, në një emision, ngulmoi fort se i gjithë hetimi ndaj ish-kryeministrit nuk është bërë sipas procedurës, dhe shtoi se brenda tij nuk ka asnjë provë apo implikim.
“Në ftesën e SPAK që na kishte bërë thuhej për komunikimin e akuzës dhe pyetjes së Berishës. Ne u përballëm me një material prej 500 faqesh që është vendimi për komunikimin e akuzës, për marrjen si të pandehur, bashkë me dhëndrin. E vërteta e hidhur është se tabloja e tetorit të shkuar është përsëritur. E gjithë tabloja e hetimit nuk është bërë sipas kodit të procedurës, por ky hetim ka ecur pa prova dhe nuk përmendej emri i Berishës gjatë gjithë hetimit”, tha Gjokutaj në A2 CNN.
Më tej, ai foli edhe për masën e sigurisë, por sërish ngriti akuza ndaj gjyqtares. “Sa i përket masës së sigurisë, ne i kemi kërkuar të gjitha shkaqet e mundshme që ajo të revokohet, por një gjyqtare që ësht ëcakjtuar me urdhër dhe jo me short, me problemet që ajo ka dhe do të dëgjoni akoma se ka, është e njëjta gjyqtare ku gjykohen të gjitha çështjet e opozitës. Ne këtë nuk mund ta quajmë gjykatë”, tha avokati.
Në fund, Gjokutaj u pyet se sa është dënimi që rrezikon Berisha për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”, që rëndon tashmë ndaj kryeministrit. “Varion nga 4 deri në 12 vite burg”, u shpreh Gjokutaj.
Burimi