“Ruleta ruse” vret Slloveninë, Ronaldo shlyen gabimin dhe kualifikon Portugalinë në çerekfinale

“Ruleta ruse” vret Slloveninë, Ronaldo shlyen gabimin dhe kualifikon Portugalinë në çerekfinale

 
Portugalia ka prerë një biletë për në çerekfinalen e Europianit, pasi mundi me penallti Slloveninë. 120 minutat përfunduan pa gola, mes dramës dhe spektaklit, në stadiumin e Frankfurtit të tejmbushur me tifozë.
Në minutën e 105, Ronaldo pati shansin e artë për t’i dhënë kualifikimin në çerekfinale Portugalisë, por ndodhi e pabesueshmja. Oblak priti gjuajtjen e portugezit.

Kjo ishte ndeshja e dytë që shkon në kohën shtesë, pas asaj mes Anglisë dhe Sllovakisë që u luajt ditën e djeshme.
Në minutën e 5, pas zhvillimit të një goditjeje këndi, Ruben Dias gjuajti por nuk gjeti portën e sllovenëve.
3 minuta në vonë, Leao dha një pasim të artë me të majtën për Ronaldon, por ky i fundit u vonua dhe mbrojtja sllovene i hoqi topin nga këmbët në zonë.
Në minutën e 13, tjetër harkim nga e djathta në zonë për CR7, i cili nuk ia doli të devijojë topin me kokë në portë.
Në minutën e 18, portugezët dominuan me mbajtjen e topit, ndërsa Sllovenia ishte e vendosur mirë mbrapa, duke pritur të thumbojë me kundërsulme me Shporar dhe Sheshko.
Në minutën e 34, Ronaldo provoi me një goditje dënimi ballore, por topi kalon mbi traversën e Oblak.
Në minutën e 55, Ronaldo tentoi një tjetër goditje dënimi ballore, por Oblak i mohoi golin me grushtimin e tij.
7 minuta më vonë, Sheshko nisi një kundërsulm të shpejtë, duke kaluar Pepe, por gjuajtja e tij drejt portës ishteshumë e gabuar.
Në minutën e 72, tjetër goditje dënimi e Ronaldos, topi kaloi mbi traversën e portës së Oblak.
Në minutën e 89, Ronaldo pati mundësinë për t’u bërë heroi i portugezëve, por gjuajtja e tij diagonale u ndal nga Oblak.

Në çerekfinale, Portugalia do të ndeshet me Francën. Kjo sfidë do të luhet tëpremten më 5 korrik në orën 21:00.portugalia sllovenia
Burimi