Rruga e Arbrit në gjendje të mjerueshme, pak minuta shi dhe tunelit të Murrizit i “shpërthejnë” ujërat (Foto/Video)
👁9727
Janë hedhur miliona e miliona lekë, por Rruga e Arbrit jo vetëm që nuk mbaron, por duket se është tërësisht jashtë standardeve.
Kanë mjaftuar pak minuta shi dhe janë përmbytur disa pjesë të rrugës dhe tuneli i Murrizit. Sipas një videoje të publikuar në media, shihet në dalje të tunelit teksa uji “buron” nga një pjesë e tij.
Uji më pas kalon në asfalt jashtë tunelit duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve në një krah.