“Rrufe në qiell të hapur”, Nevil Dede largohet nga Elbasani

“Rrufe në qiell të hapur”, Nevil Dede largohet nga Elbasani

Nevil Dede nuk do të jetë më trajner i A.F. Elbasanit për sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Lajmi është bërë me dije nga vetë klubi i Elbasanit, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku është zyrtarizuar ndarja e rrugëve mes palëve.
Sipas njoftimit, klubi dhe Nevil Dede nuk kanë rënë dakord për politikat për sezonin e ri dhe në këto kushte kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
Nevil Dede ishte konfirmuar vetëm pak kohë më parë në krye të Elbasanit, për të vazhduar rrugëtimin edhe në Superiore, pasi e shpalli kampion të Kategorisë së Parë. Nuk dihet konkretisht se çfarë ka ndodhur mes klubit dhe Dedes, që ka sjellë përplasjen mes tyre.
Postimi i plotë:
AF Elbasani deshiron te njoftoje te gjithe opinionin futbolldashes ne Elbasan per nderprerjen e bashkepunimit mes klubit dhe trajnerit Nevil Dede. Politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjenden ne vija te perbashketa kooperimi me trajnerin dhe per rrjedhoje te dy palet dakordesuan nderprerjen e kontrates se perbashket.
AF Elbasani i percjell falenderimet me te sinqerta trajnerit per te gjithe kontributin e dhene sezonin e shkuar si trajner I skuadres ne permbushjen e objektivave dhe i uron suksese te metejshme ne karrieren e tij!
nevil dede af elbasani
Burimi