Rrjet kokaine nga Amerika Latine në Europë, ku i investonte paratë grupi i Suel Çelës?
SPAK ka zbërthyer me detaje si funksiononte organizata kriminale e Suel Çelës. Po ashtu ka treguar se përfitimet nga kokaina investoheshin biznese në dukje të rregullt, përdoreshin për të blerë mall dhe hynin si cash në Shqipëri.
Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej:
a. Në blerjen e lëndës narkotike
b. Në gjendje cash-i në Shqipëri
c. Në biznese në dukje të rregullt
d. Për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit
Për këtë operacion falenderojmë Europol, Eurojust, autoritetet e drejtësisë dhe ato ligjzbatuese të; Francës, Holandës, Belgjikës dhe autoritetet italiane (Ufficio del’ Esperto per la Sicurezza a Tirana, Squadra Mobile di Milano).
Burimi