Rreziku nga vapa te fëmijët, mjekët apel prindërve: Kujdes ekspozimin në orët e pikut!
Shtimi i rasteve të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Kukësit është rritur ndjeshëm. Më të prekur janë moshat pediatrike e si shkak renditen luhatjet e temperaturave të këtyre ditëve.
Një problem që mjekët hasin shpeshherë, është mënjanimi që prindërit i bëjnë mjekut të familjes dhe i drejtohen menjëherë urgjencës së pediatrisë. Sipas tyre kjo është e gabuar për një virozë të thjeshtë e cila kalon edhe në kushte shtëpi.
Mjeku Emin Ferati thotë se në rast se temperaturat te fëmijët zgjat për disa ditë atëherë duhet të kërkojmë ndihmën e mjekut.
“I bëj thirrje prindërve që vetëm kur të kenë komplikacione të sjellin fëmijët në urgjencë. Sikurse kur është me të vjella prej 2 apo 3 ditës”, apelon mjeku.
Mjekët shprehen se kujdesi më i madh duhet për fëmijët në vitin e parë të jetës. Në spitalin e Kukësit gjatë 24 orëve të fundit kanë marrë shërbim më shumë se 100 pacientë të vegjël.
Burimi