‘Rrethi jem o mafia’/ Si Suel Çela ‘rekrutoi’ gjyqtaren e Tik-Tokut, Enkeleda Kapedanin dhe mbylli dosjen e tij kriminale
Suel Çela dhe Enkeleda Kapedani
Në dosjen e përpiluar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përveç tashmë të arrestuarës Pajtime Fetahu, del edhe gjyqtarja Enkelejda Kapedani. Kjo e fundit u bë e njohur për publikun pak kohë më parë jo për punën e saj, por për videot që nxirrte në rrjetet sociale duke i kënduar mafias dhe krimit. Mesa duket këngët i ka lidhur me jetën e saj reale. Kjo, pasi në dosjen e SPAK, Suela Çela i ofron një makinë 40 mijë euro gjyqtares Enkeleda Kapedani, tashmë e shkarkuar nga Vetingu, në këmbim të tërheqjes së saj nga gara për kryetare të gjykatës. Për qëllim kishte që në krye të Gjykatës së Elbasanit të zgjidhej mikesha e tij, Pajtime Fetahu, e cila ishte mëse e gatshme që të merrte vendimet që i interesonin Çelës.
Më tej në dosje, Suel Çela angazhohet bashkë me gjyqtaren Pajtime Fetah dhe kryetarin e gjykatës Zihni Shahu për të kaluar një dosje të tij kriminale për gjykim në duart e Enkeleda Kapedanit, të cilën e kosideron të besueshme dhe në krahun e tij, për t’ja hequr gjyqtarit Tomorr Kullolli tek i cili nuk kishte shumë besim. Me disa ndërhyrje, Tomorr Kullolli jep dorëheqjen, e cila pranohet nga Zihni Shahu dhe dosjen e Çelës e merr Enkeleda Kapedani.
Në këtë dosje, Marjus Lulaj (Suel Çela) dhe Endri Çopja akuzoheshin për veprën penale të armëmbajtjes dhe heqjes së paligjshme të lirisë. Lidhur me kërkesën e prokurorit, gjykata ka vendosur pushimin e çështjes pasi Marjus Lulaj ka paraqitur të dëmtuarin dhe ai ka mohuar që të ketë qenë Marjus Lulaj dhe Endri Çopja. I dëmtuari dyshohet të jetë personi të cilit në bisedat më sipër Marjus Lulaj dhe Mario Çela i referohen si “Bled”, që më vonë identifikohet si Bledar Karaj.
Sipas porosisë së Suel Çelës, mee 30 prill 2020, gjyqtarja Enkeleda Kapedani vendos pushimin e çështjes penale.
PJESË NGA DOSJA:
Me datë 07.05.2020, Marjus Lulaj komunikon me përdoruesin e SkyECC ***780 poka nje jav…ta thash me duket…e paskam harru…e mbylla e pushova te parapraku…erdhi deshmoi ai sjan keto… ridvan sylkja i ceshtjes…e ka ushtar ky i rrethit kte ridvanit…mir shoku…I min sa te pys vllain… (dërgon mesazhet e shkëmbyera me Mario Çela) “s.s-ca ka kerku ridvani per mu ne givgi? – DD kaq ka fol prokurori ne givgi, dergimin e dosjen ne gjykim per arm pa leje dhe heqe te pa ligjshme te liris ne bashkpunim me deshmin e nei personi qe ka ngju ne qytet”… po…shoku ka hapsir per ta ba kte qe kerkojm…nese do e ban as ne tv ska dal te asnji portal qe u mbyll kjo…po ishalla shoku…dhe po e beri kete e paskemi deren hap me kte…”. Nga konteksti i bisedës dyshohet së Marjus Lulaj informon bashkëbiseduesin e tij në lidhje me çështjen penale në ngarkim të tij në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Lë të kuptohet që prokurori i çështjes Ritvan Sukaj ka dërguar për gjykim çështjen penale në ngarkim të shtetasit Marjus Lulaj dhe Endri Çopja për vepra penale të armëmbajtjes dhe heqjes së paligjshme të lirisë. Lidhur me kërkesën e prokurorit, gjykata ka vendosur pushimin e çështjes pasi Marjus Lulaj ka paraqitur të dëmtuarin dhe ai ka mohuar që të ketë qenë Marjus Lulaj dhe Endri Çopja. I dëmtuari dyshohet të jetë personi të cilit në bisedat më sipër Marjus Lulaj dhe Mario Çela i referohen si “Bled” me avokat “Altin” në bisedat e datës 02.03.2020. Persa më sipër, me qëllim verifikimin dhe identifikimin e çështjes penale të cilës i referohet Marjus Lulaj, u kryen kërkime në portalin zyrtar online te Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan ku u administrua vendimi nr 3-2020-1955, datë 30.04.2020, e regjistruar me datë 13.02.2020. Në përmbledhje të vendimit rezulton se: Gjatë gjykimit zhvilluar në prani të përfaqësuesit të Prokurorisë Ritvan Suka, në mungesë të të pandehurit Marjus Lulaj alias Suel Çela dhe në prani të av Sokol Hazizaj të zgjedhur nga i pandehuri, në mungesë të të pandehurit Endri Çopja dhe në prani të av. Blerina Beqiri të zgjedhur nga i pandehuri, në prani të viktimës Bledar Karaj dhe të av. Altin Ago të zgjedhur nga viktima. Nisuar nga vendimi i mësipërm rezulton se ka përputhje të plotë të bisedave në lidhje me palët ndergjygjëse dhe vendimmarrjes së gjykatës në datën 30.04.2020 e cila ka vendosur: 1. Pushimin e çështjes për procedimin penal nr.627/1, viti 2013 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të pandehurin Marjus Lulaj alias Suel Çela për veprën penale të “Mbajtjes pa leje tëarmëve të zjarrit” dhe “Heqjes sëpaligjshme të lirisë” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 278/2dhe 110/2 të K.Penal dhe për të pandehurin Endri Çopja për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë” e kryer në bashkëpunim parashikuarnga neni 110/2 te K.Penal. 2. Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest me burg” për të pandehurin Marjus Lulaj alias Suel Çela dhënë me vendimin nr.475 dt 11.06.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Kapedani ishte personazhi më i njohur i drejtësisë për vitin 2022, pasi pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendonte se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet. Më pas ajo u justifikua duke thënë se këto video mund t’ia kenë publikuar fëmijët e saj, të cilët janë të mitur. Por pavarësisht pretendimeve, sot, ajo nuk është më në detyrë.enkeleda kapedani suel Çela
Burimi