Rrapaj lë Partizanin për ekipin ukrainas, mesfushori prezantohet te Kolos Kovalivka

Rrapaj lë Partizanin për ekipin ukrainas, mesfushori prezantohet te Kolos Kovalivka

Mesfushori i Partizanit, Arinaldo Rrapaj është zyrtarisht një futbollist i Kolos Kovalivka në kampionatin ukrainas të futbollit.
Mesfushori, ndonëse nuk është ndarë ende “publikisht” me Partizanin, është zyrtarizuar sot te klubi i ri, i cili ka bërë prezantimin e ish-futbollistit të të kuqve.
Ai është një futbollist ofensiv, mund të luajë si numër 9 dhe në krah. Gjatësia e tij është 170 cm, 72 kg. Ai ka lindur më 9 gusht 2001 në qytetin e Vlorës, Shqipëri. Më parë, Arinaldo ka luajtur për Partizanin për tre sezone dhe në vitin 2023 u shpall si lojtari më i mirë në Shqipëri.
Këtë sezon, Rrapaj ka luajtur 15 ndeshje për Partizanin, në të cilat ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 3 asiste. Ai ka luajtur edhe 3 ndeshje në kualifikueset e Ligës së Konferencës 2024/2025.
Futbollisti ka luajtur dy ndeshje për ekipin kombëtar të Shqipërisë, 4 ndeshje për ekipin U21 dhe 8 ndeshje për ekipin U19.
Marrëveshja me futbollistin shqiptar zgjat për 3,5 vite. Në Kolos, Rrapaj zgjodhi numrin 99 në fanellë.
Ne mirëpresim Arinaldo Rrapajn në klubin tonë, Përpara drejt fitoreve”, shkruhej në njoftimin e klubit ukrainas për marrëveshjen me futbollistin i cili shfaqej duke nënshkruar kontratën e tij të re.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente