![Roma nuk llogarit Lacion, “fluturon” edhe kartoni i kuq në derbin e kryeqytetit](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/01/roma-nuk-llogarit-lacion-fluturon-edhe-kartoni-i-kuq-ne-derbin-e-kryeqytetit_677b30b20b337.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Roma nuk llogarit Lacion, “fluturon” edhe kartoni i kuq në derbin e kryeqytetit
Është mbyllur 2-0 derbi mes Romës dhe Lacios. Një duel shumë i luftuar mes dy ekipeve, por në fund festuan verdhekuqtë.
Ekipi i drejtuar nga Klaudio Ranieri merr një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në kuadër të javës së 19 të kampionatit. Golat vendimtar të takimit u shënuan nga Pelegrini në minutën e 10 dhe nga Saelemaekers në minutën e 18.
Bardhekaltërit rrezikuan disa herë portën e Svilar, por nuk ia dolën të tundnin rrjetën, të nervozuar duke rënë shpesh pre e provokimeve të verdhekuqve, që sollën edhe kartonin e kuq të Kastejanos në fund, përtej humbjes që i hoqi mundësinë t’i afroheshin përsëri kreut.
Me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë pavarësisht rasteve të krijuara nuk prodhoi më gola të tjerë. Pas këtij triumfi Roma shkon në kuotën e 23 pikëve dhe mban vendin e 10.
Ndërkohë nga krahu tjetër, Lacio bën një hap fals, teksa mbetet në kutoën e 35 pikëve në vendin e 4. Ky pozicion tashmë i rrezikohet nga Juventusi, me “Zonjën e Vjetër” që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.roma lacio seria a
Burimi