Rezultatet e dobëta dhe humbja përballë “Zonjës së Vjetër”, Monza shkarkon trajnerin!
Alessandro Nesta ka mbyllur aventurën e tij te Monza në Serie A. Paraqitja e dobët e skuadrës dhe humbja e së dielës 1-2 ndaj Juventusit, ndonëse erdhi pas një paraqitjeje të mirë, bëri që klubi të ndryshojë trajnerin.
“AC Monza njofton se ka shkarkuar Alessandro Nestën nga roli i tij si trajner i ekipit të parë. Klubi falënderon trajnerin për atë që ka bërë deri më tani dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen”, thuhet në njoftim.
AC Monza comunica di aver sollevato Alessandro Nesta dall’incarico di allenatore della Prima Squadra.Il Club ringrazia il tecnico per quanto fatto finora e gli augura il meglio per il futuro. pic.twitter.com/RjgdhmHwBC
— AC Monza (@ACMonza) December 23, 2024
Ajo që rëndoi në zgjedhjen e drejtorit Adriano Galliani, që ka mbrojtur gjithmonë trajnerin, ishte rekordi negativ në këtë pjesë të parë të sezonit; vetëm 10 pikë të fituara në 17 ndeshjet e luajtura deri tani dhe vetëm një sukses.
Shumë pak për një klub që vitin e kaluar e përfundoi kampionatin në vendin e dymbëdhjetë me 45 pikë. Salvatore Bocchetti ka pranuar të drejtojë Monzën dhe po negocion zgjidhjen e kontratës me Veronën.
Burimi