Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motitit për ditën e sotme
Foto Ilustrim
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira.
Në orët e mesditës, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatatve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Në ekstremin verior, reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë, në formën e rrebesheve afatshkurtëra. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit, për t’u lokalizuar vetëm në veri të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugerëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës brgdetare dhe në momnetin e zhvillimit të vranëisrave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 16 deri 31°C;
në zonat e ulëta 20 deri 35°C;
në zonat bregdetare 23 deri 35°C.moti
Burimi