Reali mbyll vitin me trofe, madrilenët triumfojnë ndaj Paçukas në finalen e Kupës Interkontinentale; “Lusail Stadium” i prefuari i Mbape
Reali i Madridit fiton finales e Kupës Interkontinentale ndaj skuadrës meksikane të Paçukas. “Los Blancos” triumfuan 2-0, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Lusail”, në Doha të Katarit.
Kampionët e Europës vuajtën në pjesën e parë, ndaj një kundërshtari që po mbrohej mirë. Ekipi madrilen zhbllokoi takimin me Kilian Mbape, në minutën e 37. Ekzaktësisht pas 2 vitesh, Kilian Mbape është rikthyer në Katar në “Lusail Stadium” për të shënuar një gol, por kësaj radhe me fanelën e Realit të Madridit dhe jo me të Francës.
Para dy vitesh sërish më datë 18 dhjetor, Mbape ishte në të njëjtin stadium duke luajtur finalen e Kupës së Botës përballë Argjentinës, natë në të cilën francezi shënoi tripletë, por nuk arriti të fitonte trofeun e lavdishëm për “gjelat”.
Të besuarit e Ançelotit thelluan avantazhin me Rodrigo, në minutën e 53. Emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Vinicius Zhunior, që përktheu në gol një penallti në minutat e fundit të takimit.
Shumë pak për të thënë për Paçukan, që bëri shumë pak në këtë ndeshje dhe është e detyruar të kënaqet me pjesëmarrjen në këtë finale. Reali i Madridit koleksionon kështu një trofe të rëndësishëm, ndërsa synon suksesin edhe në kompeticione të tjera.
real madrid paçuka kupa interkontinentale
Burimi