Rama mbledh kryebashkiakët dhe drejtuesit e qarqeve në Pallatin e Kongreseve
Edi Rama
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbledhur sot në orën 14:00 kryebashkiakët dhe drejtuesit e qarqeve në Pallatin e Kongreseve.
Mësoeht senë fokus të kësaj mbledhje do të jenë strategjitë për përgatitjen e fushatës për zgjedhjet 2025.
Ju rikujtojmë se të dielën e 8 Shtatorit, Rama bëri publikë emrat e drejtuesve politikë të PS në qarqe. Në Qarkun e Tiranës ra në sy shtimi i dy emrave të tjerë, Spiropalit dhe Manastiriliut.
Kreu i socialistëve u ka kërkuar angazhim maksimal anëtarëve dhe intensifikim të komunikimit me qytetarët.
Rama ka kërkuar që strukturat e partisë t’u ofrojnë mbështetje të rinjve që duan t’i bashkohen kësaj force.
Emrat e drejtuesve të qarkut janë:
Tiranë – Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës – Emirjana Sako
Shkodër – Benet Beci
Lezhë – Ulsi Manja
Dibër – Blendi Gonxhe
Kukës – Pandeli Majko
Elbasan – Arbjan Mazniku
Fier – Belinda Balluku
Korçë – Niko Peleshi
Gjirokastër – Mirela Kumbaro
Berat – Ervin Demo
Vlorë – Bledi Çuçi
Për Diasporën – Taulant Ballaedi rama
Burimi