Rama lëvizje në qeveri: fut një kushërirë dhe hiq një tjetër!

Rama lëvizje në qeveri: fut një kushërirë dhe hiq një tjetër!

Rama-Vjero

Ikën nga qeveria një prej kushërirave të Bablokut…

Kryeministri Edi Rama ka larguar nga qeveria një prej kushërirave të tij. E kemi fjalën për Vasilika Vjeron, zv.ministren e Financave. Ditën e sotme është marrë një vendim qeverie për shkarkimin e saj nga detyra.
Më herët ajo ka qenë Drejtoreshë e Tatimeve, Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës. Vjero është e afërme e vetë kryeministrit Rama.

Ky ndryshim vjen pas futjes në qeveri të një tjetër kushërire. Në fund të shtatorit u emërua zv/ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme Silda Çepe (Anagnosti). Zonja në fjalë është kushërirë e afërt e vetë kryeministrit Rama nga e ëma. Ajo ka qenë këshilltare në bashki dhe shefe e kabinetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Silda Çepe është mbesa e ish-ministrit të Sali Berishës, Dhimitër Anagnosti dhe gruaja e ish-drejtorit të policisë së Durrësit dhe Elbasanit, Alfred Çepe.

Si duket kryeministri nuk ka dashur të mbajë dy kushërira në kabinet dhe i ka prerë biletën Vasilika Vjeros. Kjo e fundit kudo ku ka qenë ka pasur akuza nga më të ndryshmet, nga Tatimet te QKB, ARRSH etj.
Babloku duket se po tenton të na tregojë se po lufton nepotizmin. Por në fakt, me të tilla manovra nuk gënjehet askush. Nepotizmi e ka kapur administratën nga koka te këmbët. Fëmijët e ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive mbajnë postet më të larta. Po ashtu edhe opozitarët që dalin ditë e natë sulmojnë qeverinë, gratë dhe fëmijët i kanë në administratë. /Pamfleti

cepe vjero

vjero
Burimi