Rama fillon propagandën para zgjedhjeve: S’ka më leje për plazhe private për beach baret dhe restorantet, do kthehen publike!
Teksa qeveria po përgatitet për zgjedhjet parlamentare edhe kryeministri Rama ka filluar strategjitë e tij për të marrë sa më shumë vota.
Në podcastin e tij, Rama tha se nuk do të ketë më leje për plazhe private, për beach baret dhe restorantet. Ai shton se këtë herë vëmendja do të jetë tek plazhet publike. Rama u shpreh se qeveria nuk do të lejojë shezllonet përveçse bizneseve që kanë hotele.
“Lejet e plazhit do të jepen vetëm për hotelet. Lejet për beach bare apo për restorante do të jepen pa lejen për të vendosur shezllone përpara lokalit duke mos lejuar në këtë mënyrë hapësirat për plazhe publike. Gjithashtu bashkitë do të marrin hapësira e të vendosin çadra dhe shezllone me çmim tavan të detyruar e të përballueshëm për qytetarët.
Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardhur një individ, një person juridik apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezllone. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezllone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezllone. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur.
Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezllone e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezllone për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezlloni në shezllon.
Nuk mund ti çosh shezllonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të biejnë me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhën në plazh. Kështu do të krijojmë një fashë atë që kemi thënë të hapësirës publike në vijën e ujit e ti do të tërhiqesh prapa”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se përveç plazhit publik, hapësira plazhi do të marrin bashkitë të cilat do të vendosin shezllone e ngrenë çadra me një çmim tavan të detyruar.
Duke qenë se çmimet e shezlloneve këtë vit ishin të larta, Rama ka prekur ‘pikën e dobët’ të qytetarëve. Ai tha se të gjithë njerëzit do të paguajnë çadat me një shumë minimale. Kryeministri shton se ky reformim do të tërheqë më shumë turistë.
“Do ta fillojmë me bashkitë, që bashkitë të marrin hapësira e të vendosin bashkitë çadra. Aty ku është e arsyeshme e shezlloneve, por me çmim tavan të detyruar. E kemi filluar prej disa vitesh, këtë vit e shtymë më përpara që bashkitë ta administrojnë. Lezha është model se është polic ai kryetari i bashkisë së Lezhës (Shënim:. Shakaja është gjysma e së vërtetës. Është e rëndësishme që dy pensionistë të kenë mundësi të shkojnë në Vlorë, Velipojë, apo Shëngjin të shkojnë e të rrinë me një çmim shumë të arsyeshëm. Të kenë mundësi njerëzit të rrinë me çadrat e tyre, dhe ata të paguajnë një shumë minimale se duhet për të pastruar ajo shuma.
Duhet çliruar komplet ajo mushkëri e detit dhe e rërës nga të gjithë insektet që e sulmuan rëndë këtë vit. Të gjitha këto, dhe të tjera e të tjera do të sjellin rritjen cilësore, që natyrisht do të bëhet shumë domethënëse kur këto investime të mëdha që janë rrugës të shqiptarëve, amerikanëve, arabëve, europianëve të fillojnë të hapin dyert për të dhënë shërbimin e nivelit më të lartë. Të gjitha nivelet e popullsive duhet të kenë korsinë e tyre por nuk mund të shkohet në ekstrem, as në njërën as në tjetrën. Nuk mund ti mbyllim derën e turistëve me çantë në krah por duhet të kombinojmë shumë gjëra”, tha Rama.
Burimi