Qytetarët sërish në protestë për skandalin tek Onkologjiku: Kryeministri të lërë shoun, të dërgojë ilaçet në spital

Qytetarët sërish në protestë për skandalin tek Onkologjiku: Kryeministri të lërë shoun, të dërgojë ilaçet në spital

Shoqëria civile dhe qytetarët kanë zhvilluar sot një tjetër protestë pas skandalit tek Onkologjiku.
Protestuesit mbanin pankarta në duar ku shkruhej “Mjaft me shëndetësi që shëndoshet mbi shpinën e shëndetligëve”
Protestuesit reaguan dhe lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në spitalin e Onkologjikut ku Rama i indinjuar tha se ata që kanë abuzuar me pacientët duhet të marrin dënimin e merituar.
“Ato 100 mijë euro mund të ishin blerë ilaçe. Mjekët i dinë problemet. Kryeministri mjafton tu çojë ilaçet në spital. Kjo është detyra e vetme e kryeministrit dhe ministres së Shëndetësisë. Të çojë ilaçe në spital”, tha një protestues me megafon.
Gazetari Osman Stafa u ka drejtuar një apel mjekëve që të ngrenë zërin kur mungojnë medikamentet në spitale, veçanërisht kur bëhet fjalë për sëmundje të rënda. Gjithashtu ai ka kërkuar nga Prokuroria që të thellojë hetimet, pasi në çdo pavion të spitaleve do të zbulohen raste abuzive. “Është turp kjo që po ndodh, nuk ka ilaçe dhe medikamente, dhe Kryeministri del e etiketon qytetarët, gazetarët dhe shoqërinë civile”, tha ai.
Burimi