Qeveria miraton vendimin për ndalimin e automjeteve mbi 10 vjet të përdorura; ja vendimi i marrë për makinat që sapo kanë

Qeveria miraton vendimin për ndalimin e automjeteve mbi 10 vjet të përdorura; ja vendimi i marrë për makinat që sapo kanë

Qeveria miraton vendimin për ndalimin e automjeteve mbi 10 vjet të përdorura; ja vendimi i marrë për makinat që sapo kanë hyrëKëshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin që ndalon importin e automjeteve që janë të përdorura më shumë se 10 vjet, i cili hyn në fuqi 30 ditë pas miratimit në Fletoren Zyrtare. Mjetet e reja që do të hyjnë duhet të përmbushin normën Euro 5, si për makinat ashtu dhe kamionët, ndërsa autoveturat e përdorura, që përmbushin normën Euro 4, duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.Në raport me draft vendimin, është lënë më shumë kohë për regjistrimin e automjeteve që tashmë kanë hyrë në Shqipëri dhe janë të përdorura mbi 10 vjet. Tashmë afati i fundit ëhstë 1 marsi 2019 dhe jo 31 dhjetori 2018.Sipas vendimit, lejohen të regjistrohen për herë të parë për qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë, mjetet motorike dhe automjetet, të cilat plotësojnë kushtet e mëposhtme:ç) Mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe N1, (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 3) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri. Vendimi përcakton se automjetet të cilat kanë hyrë në territorin shqiptar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrimit, kanë afat deri në    1 mars 2019, për kryerjen e procedurave të nevojshme.Ky vendim nuk zbatohet për importin e:  Aktualitet Këshilli i Ministrave Makinat
Burimi