Pushtimi i parë i tokës ruse që nga Lufta e Dytë Botërore, si i injoroi Moska paralajmërimet për sulmin ukrainas në Kursk

Pushtimi i parë i tokës ruse që nga Lufta e Dytë Botërore, si i injoroi Moska paralajmërimet për sulmin ukrainas në Kursk

Rusia ishte paralajmëruar se një sulm do të ndodhte, por ata “nuk e morën seriozisht”, tha një ekspert në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI) për Sky News.
Bashkëpunëtori i lartë në institut, Mark Galeotti shtoi se sulmi ndodhi shumë shpejt. 
“Sido që ta luani, kjo është diçka që Putini nuk mund ta injorojë. Është pushtimi i parë i territorit rus që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe për dikë që kishte pretenduar se gjithçka po shkonte sipas planit në Ukrainë, kjo i vë qartë një vijë.” tha ai.
Galeotti shtoi: “Duket se Rusia kishte një paralajmërim paraprak se do të ndodhte një sulm, por ata menduan se do të ishte një goditje e shkurtër dhe e vogël. Ata qartësisht nuk e morën seriozisht.”
Kur bëhej fjalë për objektivat ushtarake, Galeotti tha se Ukraina “dëshironte të largonte trupat nga frontet e tjera”.
Dhe kur bëhej fjalë për objektivat politike, eksperti u shpreh se: “nuk ishte thjesht një shans për të poshtëruar Putinin, por gjithashtu një shans për t’i përcjellë Evropës dhe SHBA-së, se lufta nuk ka përfunduar ende”.
Burimi