“Pusho në paqe Dritëro Agolli”, gafa e modeles së njohur shqiptare për humbjen e Ismail Kadaresë bën xhiron e rrjetit

“Pusho në paqe Dritëro Agolli”, gafa e modeles së njohur shqiptare për humbjen e Ismail Kadaresë bën xhiron e rrjetit

Politikanë dhe artistë reaguan dje në rrjetet e tyre sociale për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare. 
Poeti i mirënjohur ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare në QSUT pasi pësoi arrest kardiak.
Një reagim i modeles së njohur në InstaStory mori një pjesë të vëmendjes së publikut, pasi ka postuar poezinë e Dritëro Agollit “Mjegulli i Dashurisë” me mbishkrimin “RIP Dritëro Agolli”.
Megi Luka ngatërroi gjeniun e letrave Ismail Kadare me shkrimtarin Dritëro Agolli, i cili ka ndërruar jetë në 2017-ën. Modelja ka fshirë postimin pak minuta më vonë dhe nuk ka postuar asgjë që nga ai moment.
Bukuroshja është kurorëzuar si “Miss Universe Albania” në vitin 2015, ndërsa cilësohet si një nga modelet më të bukura shqiptare.
Burimi