‘Pse në Lezhë ka vetëm drejtorë që arrestohen?’/ Balla përplaset me deputeten e PD në komision: Ja fusni kot sa herë flisni
Ministri Balla në Komisionin e Sigurisë
Ditën e sotme në komisionin për Sigurinë po prezantohet ligji për Policinë e Shtetit.
Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj pyetur ministrin Taulant Balla se pse ‘në Lezhë ka vetëm drejtorë policie që arrestohen?’
Debati:
Balla-Metaliajt: Dua t’iu komplimentoj për gatishmërinë e madhe që keni për t’ia futur kot sa herë ju jepet mundësia dhe mikrofoni. Është aftësi e madhe që njeriu të thotë gjëra pa kuptim në shpejtësinë që ju ekzekutoni. Megjithatë, uroj, sinqerisht, si koleg, që t’ia vlej gjithë ky përdorim që e keni të shpeshtë. Ju thatë pse na duhen ligjet. Deputet kështu si ju nuk duhen, shpresoj t’iu kemi edhe në mandatin e radhës, se na duheni. Nëse hasni policë të inkriminuar, duhet t’i kallëzoni ato. Në opozitë kam kallëzuar ministra, kryeministra, bëjeni dhe ju është e shëndetshme.
Nuk ju lejoj as ju dhe asnjë tjetër të hidhni baltë mbi Policinë e Shtetit, është organizatë që e bënë punën më së miri dhe si në çdo lloj organizatë ka nevojë për më mirë, pyll pa derra nuk ka. Vetëpastrimi i policisë ka rezultate mbresëlënëse. Nga 15 korriku 297 raste të referuar nga AMP nga 424 subjekte policie në prokurori. I lexoni siç doni deklaratat e z. Dumani. Duhet të ndiqni standardin pasi mund të të tërheqin vëmendjen në darkë të rruga e shpresës. Nuk e keni radhën sot? Ah, më falni atëherë. Ju si e quani SKAP apo SPAK? Para disa ditësh kemi pasur një operacion të përbashkët në Shkodër, dhe puna më e madhe hetimore në terren është bërë nga Policia e Shtetit. Më thoni një vend në botë që kur lëshohen urdhër-arreste, të ekzekutohen të gjitha? Sot, kolege, Policia e Shtetit është në periudhën më të mirë të bashkëpunimit ku nuk ka asnjë ditë të vetme të ndalojmë. Jua qajë hallin, nuk keni faj. Një parti politike që ka udhëheqësin me probleme me drejtësinë, kuptohet. Sa i përket besueshmërisë së policisë, është indikator që nuk e kam nxjerr unë. Organizatë qeveritare që financohet nga një vend i BE. Në 2012-ën e Flamurit tënd e kishte 37%, sot e ka 72%. Pyesni flamurin tënd pse.
balla
Burimi