Protesta para MAS, e pranishme edhe motra e Egli Prodës: Ngrihuni dhe mos lejoni më t’iu vriten të dashurit dhe të afërmit tuaj

Protesta para MAS, e pranishme edhe motra e Egli Prodës: Ngrihuni dhe mos lejoni më t’iu vriten të dashurit dhe të afërmit tuaj

Qytetarët kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Ata janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, duke parashtruar një sërë kërkesash, mes të cilave dhe largimin e ministres Ogerta Manastrliu.
Mes protestuesve pjesë ishte edhe motra Egli Pogës, i cili humbi jetën pak muaj më parë, pasi u dhunua nga Denis Meçe, ngjarje e ndodhur në qytetin e Pogradecit.
Në fjalën e saj ajo iu drejtua edhe nënës së autorit të vrasjes së Martinit, duke i thënë se duhet të dalë dhe të flasë.
”Ju tashmë më njihni, vazhdoj të jem motra e Egli Porgës. Erdha sot për Martinin, çfarë zemre duhet të ketë një nënë që as nuk mallkon e as nuk kërkon hakmarrje për kasapin e djalit të saj.
A ka njeri në Shqipëri të ma thotë. Florina vetëm vajton e vajton dhe nuk kërkon asgjë, e as drejtësi.
Ku është Vilma Peleshi, nëna  e vrasësit, përse nuk flet, pse nuk e përqafon Florinën që vetëm qan e qan dhe nuk fajëson askënd.
Ku do gjeni ju prindër më të paqtë se prindërit e Martinit që u iki drita e syve dhe s’kërkojnë asgjë vetëm të ikin nga sytë këmbët nga ky vend.
Prindërit e Martinit duan të ikin jashtë Shqipërisë e të harrojnë këtë vend që është kthyer në vend krimi. Edhe familja ime iku nga Pogradeci, erdhën në Tiranë se nuk mund të qëndrojnë në atë vend krimi. Edhe sa fëmijë të tjerë duhet të vriten me jataganë nëpër shkolla.
Unë jam këtu për të bërë thirrje publike, për ata që kanë fëmijë, vëllezër motra, prindër që jetojnë të pasigurt në këtë vend, ngrihuni dhe mos lejoni më t’iu vriten të dashurit dhe të afërmit tuaj.
Të kërkojmë drejtësi hyjnore dhe jo juridike. Këto do ta fillojmë, sot do kërkojmë përgjegjësi morale për therjen e Martinit”, tha ajo.
Burimi