“Problemi është shumë më i thellë”, mjeku jep alarmin: Nuk mungojnë barnat vetëm tek Onkologjiku, por te të gjitha pavionet
Teksa ka komentuar skandalin tek Onkologjiku, mjeku Besnik Jakaj ka deklaruar shpreh se sistemi i Shëndetësisë ka degraduar dhe se mungojnë barnat.
Në një intervistë në “Ora News”, ai tha se Onkologjiku është maja e ajsbergut, pasi ka shumë problematika në sistemin tonë shëndetësor.
Jakaj: Sigurisht që dosja e Onkologjikut për atë çfarë përfaqëson sepse bëhet fjalë për të sëmurë me tumor që kalojnë një kalvar dramatik vuajtjesh dhe jo sot jo me këtë rast por shumë e kahershme, është shumë dramatike, shumë sensitive dhe jep një alarm për gjithë degradimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri.
Problemi është shumë më i thellë. Dua ti referohem reagimit të KLSH-së, dhe kryetrarit të KLSH-së, që ka thënë në kemi përgatitur një mal me dosje specifikisht për spitalin Onkologjik dhe për problematikat madhore që ka me trajtimin me barna dhe për mungesën me barna në këtë spital.
Nuk është vetëm problemi i Onkologjikut, janë dhjetëra kronika të mediave që janë bërë për mungesën e barnave onkopediatrike.
Koordinatorët po drejtojnë qendrën spitalore Universitare, mjekët nuk kanë akses të ushtojë presion për barnat që mungojnë.
Nuk mungojnë barnat vetëm tek Onkologjiku, mungojnë tek të gjitha pavionet.
Mungojnë sepse nuk importohen në Shqipëri.
Burimi