Priste një fëmijë nga Jay-Z, Carmen Bryan reagon pas akuzave ndaj reperit për për*dhunim
Carmen Bryan, e cila mbeti shtatzënë gjatë një lidhjeje 9-vjeçare me Jay-Z, ka thyer heshtjen e saj pasi reperi u akuzua për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare.
Jay-Z, u godit me një padi civile të ngritur që pretendonte se ai kishte sulmuar seksualisht një 13-vjeçare më 7 shtator 2000 pas “MTV Video Music Awards” me Sean Diddy Combs. Por 55-vjeçari i ka mohuar këto akuza dhe këmbëngul se është viktimë e një ‘përndjekjeje shantazhi’.
“Daily Mail” shkruan se Carmen mbeti shtatzënë gjatë lidhjes së saj me Jay-Z, e cila vazhdoi nga viti 1995 deri në vitin 2004, ndërsa ajo po takohej gjithashtu me rivalin e tij të përhershëm Nas, por fatkeqësisht pësoi një abort, për të cilin ajo nuk i tregoi atij.
Lidhja e tyre vazhdoi edhe kur 52-vjeçarja ishte e fejuar me Nasin, babain e vajzës së saj, Destiny, e cila lindi në vitin 1994. Por ajo i dha fund lidhjes pasi mbeti ‘e neveritur’ nga Jay-Z duke repuar për seksin në këngën e tij Supa Ugly.
Pasi akuzat kundër bashkëshortit të Beyonce u shfaqën në fillim të kësaj jave, Carmen hyri në “Instagram” për të postuar një pamje të tekstit nga vargu i Jay-Z në këngën e Kanye West, Monster, dhe theksoi rreshtat:
“Vras një bllok, unë vras rrugët, përdhunoj dhe plaçkit fshatin tuaj, gra e fëmijë”.
Ajo vazhdoi me një postim të dytë të theksuar, duke shkruar: “Këto ditë njerëzit nuk mbrojnë atë që është e drejtë, ata mbrojnë atë që duan! Dhe kjo është arsyeja pse ne ju quajmë ‘grupi’”.jay z carmen bryan
Burimi