“Prindërit e mi janë të varfër!”/ Vrasja e Martinit, shoku i tij i plagosur me thikë në spital kërkon ndihmë për tu shëruar
Luis Meçe
Luis Meçe, 14-vjeçari i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, vijon të jetë në spital dhe ka kërkuar ndihmë financiare për shpenzimet.
Përmes një Gofoundme në emër të tij, është shpërndarë edhe mesazhi i Luisit, ku shprehet se prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar, spitalin, psikologen apo fizioterapisten.
Luisi tregon se është goditur nga dy persona 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.
“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj për t’u shëruar. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri. Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin. Ju mund të shihni historinë time në facebook, instagram, lajmet se çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër“, thuhet në mesazh.
Deri tani janë mbledhur 60 mijë euro, ndërsa objektivi është 80 mijë euro.
Për të dhuruar para për Luisin klikoni këtu.luis meçe
Burimi