
Policia shoqëron disa protestues në komisariat, mes tyre zyrtarë të degës nr.5 të PD
Pas tre orësh protestë dhe përplasje të ashpër mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe mbështetësve të opozitës me policinë, kjo e fundit vijon me shoqërimet në komisariate.
Një ndër personat e shoqëruar në polici është edhe drejtuesi i degës së PD-së në njësinë nr.5, Fatmir Myrta, i cili po protestonte të “Sheshi Willson”. Bashkë me Myrtën është shoqëruar edhe djali i tij në komisariatin nr.2 në kryeqytet.
Gjithashtu janë shoqëruar edhe dy zyrtaret demokrate të degës nr.5 në Tiranë, të cilat janë Linda Alushi dhe Elisabeta Skrapari.
Zyrah Kola, 70 vjeç, kryetar i grup seksionit 9, dega nr.5 e Partisë Demokratike në Tiranë, është shoqëruar po ashtu. Ende nuk ka një numër të saktë por mësohet se ka pasur edhe shoqërime të protestuesve.
Burimi