“Po përmirësohem”, Medon Berisha rrëfehet në Itali: Bëj gjithçka për të arritur objektivat
Medon Berisha ka qenë përsëri titullar me skuadrën e Leçes në Serinë A, duke u konfirmuar ai tashmë në rreshtim dhe jo Ylber Ramadani, i cili ka përfunduar në pankinë.
Një besim që i është dhënë nga trajneri Marko Xhampaolo, të cilin mesfushori i Kombëtares e ka falënderuar publikisht pas ndeshjes me Lacion.
“Unë po rritem shumë, trajneri po më jep shumë besim. Pas ndeshjes ishim të zhgënjyer, kemi bërë një ndeshje të madhe. Vuajtëm shumë, por ishim të bashkuar deri në fund”, thotë fillimisht Berisha.
Minutat- Medoni është parë të jetë titullar që kur ekipin e Leçes e ka marrë në drejtim Marko Xhampaolo. Për minutat e marra këto ndeshjet e fundit, ai thotë:
“Unë jam mirë, kam marrë minuta dhe po përmirësohem. Mund të përmirësohesh çdo ditë, në shumë aspekte. Nuk ka një aspekt specifik, por e di që duhet të rritem dhe të marr më shumë eksperiencë”, shpjegon ai.
Roli- Mesfushori i cili është i gatshëm të bëjë çdo rol në mesfushë, pyetet nga gazetarët se si ndihet në pozicionet që trajneri e ka vendosur atë në fushë:
“Kam bërë trekuartistin dhe lojtarin që luan mes qendrës dhe krahut, mund të bëj edhe mesfushorin e qendrës. Momenti është shumë i rëndësishëm, pasi na presin tre përballje direkte në ndeshjet e radhës. Kemi treguar se jemi një skuadër e fortë, do të japim gjithçka për të arritur objektivin tona”, tha djaloshi i cili pritet të vazhdojë të jetë titullar te Leçe në këtë sezon. Në kualifikueset e Botërorit, Berisha do të kërkojë një vend titullari edhe në ekipin kombëtar.
medon berisha mesfushori i kombëtares shqiptare leçe
Burimi