“Po përballemi me krizë shprese dhe besimi”, Basha për largimin e të rinjve: Sistemi politik ka dështuar!

“Po përballemi me krizë shprese dhe besimi”, Basha për largimin e të rinjve: Sistemi politik ka dështuar!

Lulzim Basha

Deputeti Lulzim Basha, ka folur për BBC lidhur me largimin masiv të të rinjve shqiptarë. Ai u shpreh se Shqipëria po përballet me një krizë shprese dhe besimi, duke theksuar se sistemi politik ka dështuar.
Tre arsyet pse të rinjtë largohen sipas Bashës janë, mundësia, meritokracia dhe barazia para ligjit. Ish-kreu i PD tha se Rama ka përqëndruar gjithë pushtetin në duart e tij në kurriz të qytetarëve.
Basha theksoi se me mbylljen e listave, PS u mbylli dyert të rinjve që duan të bëhen pjesë e politikës.
‘Isha 19 vjeç kur u largova për të studiuar në Holandë, dhe vendi im ishte në një gjendje depresioni më të rendë se 15 vite më parë, Lavdrim, megjithatë kishte kaq shumë shpresë, kaq shumë pritshmëri, njerëzit shpresonin se ditë më të mira po vinin.
Pajtohem me ju Z. Dymond, Shqipëria ka ndryshuar më shumë se çdo vend tjetër i kampit komunist në 34 vitet e fundit.
Megjithatë sot jemi në mesin e një krize shprese dhe besimi në vendin tonë, dhe arsyeja është se sistemi politik ka dështuar karshi qytetarëve, e në veçanti ndaj të rinjve. E ka bërë këtë duke përqëndruar pushtet për veten, mundësi për veten, përfitime për veten, në kurriz të qytetarëve, në kurriz të shoqërisë, në kurriz të shërbimeve publike. Tre janë mungesat kryesore si pasojë e kësaj situate: mundësia, meritokracia, barazia para ligjit. Këto janë tre mungesat kryesore në shoqërinë shqiptare.
Në fund të korrikut, Partia Socialiste, në pushtet prej 11 vitesh, dhe një pjesë e opozitës bashkuan votat kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për të mbyllur listat, që do u mundësonin të rinjve të ishin pjesë e politikës, të merrnin pjesë në zgjedhje si kandidatë, të ishin në gjendje t’i ofronin shërbimin e tyre vendit. Kjo është prova e fundit por jo e vetmja e një kaste politike që për interesat e veta i kundërvihet interesave të shoqërisë e në veçanti kundër të rinjve të cilët si rezultat largohen drejt Perëndimit në kërkim të mundësive, meritokracisë dhe barazisë para ligjit”, u shpreh Basha për BBC.largimi i te rinjve lulzim basha
Burimi