“Po hedh baltë mbi mua”, Vullnet Sinaj përplaset me Bardhin te ‘Mandatet’: Pse more para nga buxheti i shtetit?

“Po hedh baltë mbi mua”, Vullnet Sinaj përplaset me Bardhin te ‘Mandatet’: Pse more para nga buxheti i shtetit?

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores u mbledh ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e opozitës, të cilët kërkojnë heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, duke e akuzuar se përmes bizneseve të tij ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit.

Është zhvilluar me debate mbledhja e Këshillit të Mandateve ku u diskutua kërkesa e opozitës që kërkon papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj.
Deputeti socialist iu kthye Gazment Bardhit me tone të ashpra duke i thënë se nuk ka bërë asgjë për t’i dhënë këtij vendi.
Nga ana tjetër, Bardhi e akuzoi se ka miratuar ligj në konflikt interesi për të ulur taksat dhe tatimet për biznesin e tij. 
Bardhi i konsideroi si përralla deklaratat e bëra nga Sinaj, duke shtuar se kur kompanitë e tij bëjnë akte pozitive, deputeti i di dhe merr meritat, ndërsa kur shkelet ligji, ai nuk di gjë.
Vullnet Sinaj: Më ke plasur cipën, skam fol 8 vjet, por kur do të hedhësh blatë mbi mua dhe bizneset, të më thuash ke shkel kushtetutën. Dua ta di ku e kam shkelur. Ka një problem tjetër me nesh, kush më akuzon mua dhe kë akuzoni ju. Nuk e di ca ke bërë ndonjë gjë në jetën tënde për t’i dhënë këtij vendi, ça ke bërë, ti e ke filluar punën si anëtar i bordit të hipotekës, ke vazhduar me ministër, unë kam punuar dhe i kam dhënë taksa këtij shteti, kam mbajtur familje, kam 2500 familje që punojnë në biznes, vitin e kaluar kam paguar 18 mln euro taksa, kurse ti vetëm i ke marrë këtij shteti, s’mund të jesh akuzuesi im në këtë komision në asnjë mënyrë, ti je përfituesi, ka rrezik se dietat e tua mund të jenë më të mëdha se ato që më akuzon mua.
Gazment Bardhi: Përrrallat që dëgjuam sot i dëgjuam edhe radhës së shkuar, janë për të rrëzuar mocionin. Me vetëdije vetë deputeti e ka ndaluar. Unë e di që juve do të vazhdoni të shkelni kushtetutën, sa kohë mbrojtët Xhaçkën do të mbroni edhe vullnet Sinën, ju keni vendosur ta merrni në mbrojtje, të hidhni në kosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese bashkë me të edhe Kushtetutën, mungesë totale respekti ndaj Kushtetutës. Respekti do të duhet ta bëjë një deputet të përgjegjshëm, jo të vijë këtu të thotë ndihmova shtëpinë e tij. Kjo s’ka lidhje me shkeljen e Kushtetuës, duhet të japësh shpjegime pse more para nga buxheti i shtetit. Kujt i çove ndihmë 6 muaj para zgjedhjeve dhe një muaj para zgjedhjeve.
Të vijë këtu dhe të gënjejë, është i vetmi deputet i përmendur nga Transparency International që ka miratuar ligj në konflikt interesi për të ulur taksat dhe tatimet për biznesin e tij bashkë me oligarkë të tjerë. Zotëria është ai që blerjen e votës e shet si donacion, zotëria është ai që me votën e tij në Kuvend ka përfituar ulje tatimesh, ka qenë biznes në faliment dhe sa ka ardhur deputet ka shkuar me përfitime ku s’dihet se ku përfundojnë.
Gjatë debateve Sinaj i kujtoi Bardhit edhe deklaratën e tij se do tërhiqej nga politika nëse kryetar i PD bëhej Sali Berisha, ndërsa sot i është bashkuar në parti.
“Bardhi nuk e dorëzoi mandatin e vet kur premtoi se po të vihet Berisha kryetar do tërhiqej nga politika, ka filluar të merret me ne të tjerët. Mbaje fjalën zoti Bardhi”, tha Sinaj.bardhi sinaj mandate
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente