“Po bëjnë biznes me kancerin!”, Klodiana Lala zbulon detajet e rënda: Klani kriminal i Onkologjikut duhen hetuar për tentativë vrasjeje!

“Po bëjnë biznes me kancerin!”, Klodiana Lala zbulon detajet e rënda: Klani kriminal i Onkologjikut duhen hetuar për tentativë vrasjeje!

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje në reja në lidhje me skandalin në spitalin e Onkologjikut.
Ajo u shpreh se mjekët vepronin si një grup i strukturuar kriminal që duhet të hetohen për tentativë vrasjeje.
“Nuk mund të hetohen disa njerëz për shpërdorim detyre, sepse këtu ka më së pakti korrupsion dhe më së shumti tentative vrasje. Ky është një grup i strukturuar kriminal Auditi i brendshëm duhet t’i raportojë periodikisht ministrit. Asnjë institucion nuk ka ngritur zërin.
Aty bëhet fjalë për klane kriminale që jo vetëm shesin barna që nuk u dihet origjina, që mund të prodhohen edhe në ndonjë depo e magazinë, të vetmit që janë përballur me këtë janë qytetarët. Ata janë përballur mes jetës dhe parave, janë detyruar të shkojnë në farmaci e klinika private.”-tha Lala. 
Burimi