Pesë deputetë krijojnë grupim të ri opozitar, Shehi bëhet bashkë me Alibeajn

Pesë deputetë krijojnë grupim të ri opozitar, Shehi bëhet bashkë me Alibeajn

Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi bashkë me 3 deputetët e opozitës Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Selaudin Jakupllari prezantuan grupimin e ri parlamentar, që siç thanë mendojnë ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës.
Deputeti Dashamir Shehi sqaroi se nuk bëhet fjalë për një parti politike, as për një grupim politik por një grupim parlamentar që ka 5 deputetë, por mund të ketë edhe të tjerë në vazhdim.
Shehi theksoi se me opozitën i bashkon lufta kundër regjimit të Ramës por i ndajnë 3 gjëra të rëndësishme.
“Ky është grupimi i parë parlamentar që mendon ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës. Do tentojmë të hyjmë me listë të hapur, a do jenë 2 a 5 parti këtë do e shohim rrugës, sot nuk po bëjmë parti. Me kolegët opozitar nga bashkon lufta ndaj kësaj qeverie, por na ndan përqasja që kemi ndaj demokracisë, ata i mbyllën listat, ne duam listat e hapura, na ndan përqasja ndaj sistemit të ri të drejtësisë që nuk është perfekt por është një lloj shprese për sot dhe raporti që kemi për ndërkombëtarët”, tha Shehi.
Burimi