Përplasja tek muslimanët kalon në fazë tjetër: akuza për miliona euro nga pronat vakëf
Akuzat e forta për korrupsion janë një fazë e re e luftës mes erdoganistëve dhe drejtuesve të komunitetit…
Akuzat për abuzime dhe korrupsion nuk kanë munguar prej vitesh, jo vetëm në politikë e në shtet, por edhe në institucionet e fesë.
Të cilët janë mbi të gjitha zotëruese të terreneve më të mira në pika strategjike. Disa vite më parë, një nga udhëheqësit e Komunitetit Musliman, Sali Tivari u vra në kushte të panjohura, dhe ende nuk është zbardhur ngjarje, nuk janë gjetur autorët dhe porositësit. Që atëherë u fol në lidhje me probleme të pronave që janë dhënë për troje ndërtimi.
Një argument i tillë është rikthyer këto ditë, ku erdoganistët që janë kundër grupit drejtues të Komunitetit Musliman, kanë lëshuar akuza për miliona euro, që janë marrë si pasojë e dhënies së truallit vakëf ndaj një ndërtuesi në Tiranë.
Në median e tyre që financohet nga qeveria turke, ‘Mexhlis’, theksohet se për ndërtimin e një kulle pas Pallatit të Kulturës, KMSH pritet të marrë nga 400 deri në 600 milionë euro.
Akuza në shkrimin e Mexhlis bëhet jo nga një person i caktuar, pasi shkrimi nuk ka emër, por gjuha e përdorur është mjaft e ashpër.
Shkrimi është një letër e hapur drejtuar imamëve të Tiranës, dhe ju adresohet edhe besimtarëve.
“Kohët e fundit, qyteti ynë po bëhet dëshmitar i një ndryshimi të rëndësishëm në qendrën e Tiranës. Në një ndër lulishtet e fundit që kanë i ngelur qendrës se qytetit, aty ku dikur ishte pazari historik i Tiranës, do të ndërtohet një godinë 100-katëshe, 300 metra e lartë. Përtej anës urbanistike, ky projekt ngre një sërë pikëpyetjesh të rëndësishme për ne si komunitet mysliman, pasi kjo kullë do të ndërtohet mbi një pronë të Komunitetit tonë, rreth 2500 metra katrorë, pra mbi një pronë vakëf dhe për këtë nuk ka asnjë lloj transparence, megjithëse vlera e pjesës së ndërtuar mbi pronën e KMSH përllogaritet të jetë nga 400 deri në 600 milion euro”, theksohet në pamfletin e pulikuar në gazetën që është në opozitë me drejtuesit e KMSH.
Ndërkaq, në faqen zyrtare të komunitetit nuk ka ndonjë qëndrim mbi këto akuza. Kryetari aktual i KMSH-së, Bujar Spahiu, nga ana tjetër ka ndërmarrë kohët e fundit një turne të rëndësishëm diplomatik, në dy vende të rëndësishme arabe si Egjipti dhe Arabia Saudite. Në këtë tur, Spahiu është pritur nga drejtuesit më të lartë që merren me çështjet e fesë në Kajro dhe Rijad. Sinjal që tregon qartë se këto shtete të fuqishme muslimane, nuk ndajnë të njëjtin qëndrim me Erdoganin, në lidhje me krerët e KMSH-së.
Gjithsesi hedhja e akuzave për korrupsion është një fazë e re e luftës mes erdoganistëve dhe drejtuesit e komunitetit.
I cili vendosi një zgjedhje kompromisi për xhaminë e madhe, e cila nuk do të administrohet nga KMSH, por nga një fondacion që kontrollohet dhe financohet nga qeveria turke.
Pas kësaj fitoreje, erdoganistët kalojnë në ofensivë dhe akuzojnë rëndë krerët e KMSH, duke i cilësuar si “gylenistë të fëlliqur”.
“I drejtohemi kryesisë gyleniste që ka pushtuar KMSH. A kanë perfituar individet dhe organizata e fëlliqur e juaja nga kjo marrëveshje ? Nëse po, sa keni vjedhur? Nëse jo, pse nuk beni transparence?”, theksohet në letrën e hapur.
Duket se lufta ka një qëllim për të kaluar në akuza për korrupsion, pikërisht nga suksesi diplomatik që pati turi i kreut të KMSH-së në dy prej vendeve më të mëdha muslimane. Të cilët, duket se kanë rënë dakord për të financuar dhe ndihmuar komunitetin, të cilit i ka vendosur bllokadë prej kohësh Erdogan./Pamfletipërplasja te muslimanet pronat vakëf akuza për miliona
Burimi