
Përplasja me policinë, një protestues humb ndjenjat
👁708
Ende pa nisur mirë tubimi i opozitës, ka pasur përplasje të ashpër mes deputetit të PD Flamur Noka dhe efektivëve të policisë, në rrugën e Elbasanit.
Deputeti Noka dhe Xhelal Mziu janë përplasur me policinë, pas urdhrit nga zëvendës drejtori i Policisë për të ndaluar bllokimin e rrugëve.
Tek Xhamia e Namazgjasë një person ka humbur ndjenjat. Është ende e paqartë dinamika. Ndërkohë që ambulanca ka mbërritur të vendngjarje për ta transportuar drejt spitalit.
Burimi