Perla e Ramës: Shqipëria me rritjen më të madhe të fluksit të turistëve në Evropë!

Perla e Ramës: Shqipëria me rritjen më të madhe të fluksit të turistëve në Evropë!

Ndonëse në rrjetet sociale dhe media duket qartë se këtë vit ka një rënie të turistëve, kryeministri vijon të nxjerr perla.
Ishte po vetë ai që pak ditë më parë kritikoi vlonjatët për rritjen e çmimeve, ndërsa sot ka nxjerrë disa statistika, që e nxjerrin Shqipërinë me fluksin më të lartë të turizmit në Europë.
Sipas statistikave që ka nxjerrë Rama, në 6 mujorin e parë të 2024, Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të fluksit të turistëve në Evropë. Sipas klasifikimit të Komisionit Evropian të Udhëtimeve, shprehet Rama, Shqipëria ka një rritje me 86 % në Evropë të fluksit të hyrjeve të turistëve. Tani ose këta të BE i marrin shifrat e fabrikura nga qeveria ose i lexojnë mbrasht si Ministria e Turizmit. 
“Ja dhe klasifikimi i Komisionit Evropian të Udhëtimeve që tregon mbi bazën e fluksit të hyrjeve në vendet e Evropës, rritjen ose rënien e prurjeve të turistëve në secilin nga vendet, ku Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori e bukur suksesi”, shkruan Rama.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente