
Përfundon pjesa e parë/ Ndeshje e çmendur në Mynih, Spanja përmbys Francën brenda 4 minutave (Video)
👁1469
Pjesa e parë e supersfidës Spanjë-Francë që po luhet në Mynih ka dhuruar spektakël. “Furia e Kuqe” ka mposhtur me përmbysje “Gjelat” me rezultatin 2-1.
Ekipi i Deshamp kaloi i pari në avantazh në minutën e 9. Mbape harkoi nga e majta në shtyllën e dytë, ku Kolo Muani me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 21, Lamin Jamal shmangu dy lojtarë dhe lëshoi një goditje spektakolare nga jashtë zonës që mposhti portierin Menjo.
4 minuta më vonë, spanjollët përmbysën rezultatin. Dani Olmo shmangu dy lojtarë në zonë dhe lëshoi një diagonale të cilën Kunde e devijoi në rrjetën e portës së tij.
Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtij takimi të çmendur që po gjykohet nga arbitri slloven, Slavko Vinçiç.spanja franca
Burimi