Përfundon pjesa e parë/ Gjermania dominon Danimarkën por mungon goli, “Pancerat” kërkojnë çerekfinalen

Përfundon pjesa e parë/ Gjermania dominon Danimarkën por mungon goli, “Pancerat” kërkojnë çerekfinalen

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së raundit të 1/16 të Kampionatit Europian.
Në minutën e 4, Shloterbek zhbllokoi shifrat, por pas rishikimit nga VAR goli u anulua për pozicion jashtë loje.

3 minuta më vonë, Kimish lëshoi një predhë, por portieri Shmajkëll bëri heroin duke pritur një super gjuajtje. Ishte sërish Shloterbek, i cili gjuajti me kokë pas një krosi nga këndi, por Shmajkëll bëri një tjetër pritje të mirë.

Në minutën e 10, Rydiger gjeti Haverc me një top të gjatë, ky i fundit gjuajti por Shmajkëll mbajti portën të paprekur.
Në minutën e 13, Musiala gjuajti nga jashtë zonës, por përpjekjes së tij i mungoi saktësia dhe topi shkoi larg shtyllës së majtë.
Në minutën e 36, ndeshja u ndërpre për shkak të një rrufeje, arbitri i dërgoi lojtarët në stol dhe më pas drejt dhomave të zhveshjes.

 
gjermania danimarka “euro 2024”
Burimi